SPORT, 25 Korrik 2025, 19:53

Luka Modric shkakton bum financiar te Milani vetëm disa ditë pas transferimit

Luka Modric shkakton bum financiar te Milani vetëm disa ditë pas

Kanë kaluar vetëm dy javë që kur Luka Modric nënshkroi me Milanin, por ndikimi i tij tashmë po ndjehet fuqishëm, veçanërisht në aspektin financiar.

Mesfushori legjendar kroat ka gjallëruar atmosferën te “Rossonerët”, duke nxitur një bum të menjëhershëm në shitjen e biletave sezonale.

Sipas raportimeve, Milani ka shitur tashmë mbi 30,000 bileta sezonale, një shifër mbresëlënëse që u arrit madje përpara se të fillonte shitja e përgjithshme për publikun.

Për më tepër, vetëm 24 orë pas njoftimit zyrtar të transferimit të Modric, u shitën mbi 1,500 bileta, një tregues i qartë se tifozët mezi presin ta shohin në veprim ish-yllin e Real Madridit në “San Siro”.

Për Milanin, kjo nuk është vetëm një përforcim në fushë, por edhe një sukses i madh komercial që pritet të zgjerohet edhe më tej me afrimin e sezonit të ri.