SPORT, 28 Dhjetor 2022, 19:43

Pushimet, tifozët sulmojnë Pogbanë: Mendon për paraqitjen

Pushimet, tifozët sulmojnë Pogbanë: Mendon për paraqitjen

Aventura e dytë e Pol Pogbasë te Juventusi nuk nisi ashtu si pritej me mesfushorin që nuk ka luajtur asnjë ndeshje në pjesën e parë të sezonit pas dëmtimit, që ia ka zgjatur kohën e rikuperimit edhe më.

Me rikthimin në pankinë të programuar më 13 janar kundër Napolit, francezi ka vazhduar gjatë kësaj kohe stërvitjet në Kontinasa, edhe pse në ditët e fundit ka përfituar nga ditët pushim të dhëna nga Alegri për të shijuar pushime në mal, prej nga ka postuar edhe fotot që janë bërë burim polemikash në rrjetet sociale.

Tifozët juventinë e kanë sulmuar mesfushorin se po u kushton më shumë rëndësi paraqitjeve të tij në rrjetet sociale për përgatitjeve për rikthimin në fushë.

“Mjaft me këto, dukesh më shumë si një influencer se një futbollist”, kanë qenë komentet e shumta në drejtim të 29-vjeçarit, me bardhezinjtë që tashmë duken se nuk kanë më durim për të pritur rikthimin në fushë të tij.

Pushimet, tifozët sulmojnë Pogbanë: Mendon për paraqitjen