SPORT, 15 Gusht 2022, 13:44

Merret vendimi për të ardhmen e Armando Brojës, gjiganti evropian i ofron kontratë sulmuesit të Kombëtares

Merret vendimi për të ardhmen e Armando Brojës, gjiganti evropian

Armando Broja është një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës te skuadra e Çelsit.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse si huazuar te Sauthemptoni sezonin e kaluar, sulmuesi i Kombëtares është aktivizuar aktualisht dy herë në Premier Ligë me blutë e Londrës, saqë drejtuesit e këtyre të fundit po e mendojnë seriozisht një qëndrim të 20-vjeçarit në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton media pranë ekipit të Çelsit, thuhet se klubi po i ofron rinovimin Armando Brojës teksa kanë nisur bisedimet për vijueshmërinë e bashkëpunimit mes palëve.