SPORT, 15 Gusht 2022, 09:22

Juventusi kërkon të “blindojë” krahët, rikthehet në modë emri i kampionit të Europës

Juventusi kërkon të “blindojë” krahët, rikthehet

Pas afrimit të Filip Kostiçit nga Frankfurti dhe transferimit të Luka Pelegrinit pikërisht në vend të serbit tek Eintrahti, Juvja mediton edhe njëherë tjetër emrin e Emerson Palmierit të Çelsit.

Braziliani i natyralizuar italian është një objektiv i vjetër në Torino, por këtë verë më shumë se kurrë akordi mund të arrihet, duke parë blerjet e shumta në Londër.

Problemi është vetëm se, Juventusi nuk kërkon që të shpenzojë menjëherë, por kërkon huazimin, gjë që nuk e bind Çelsin.