SPORT, 15 Gusht 2022, 10:32

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e specializuar, “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për këtë fundjavë futbollistike për legjionarët.

I pari në këtë renditje është Lindon Selahi, i cili është vlerësuar me notën 7,8, pasi ka kryer një paraqitje pozitive me fanellën e Rijekës ndaj Slaven Belupos.

I dyti renditet, Enriko Papa, i cili është vlerësuar me notën 7,8, i cili ka realizuar një gol me fanellën e Rizesporit në Turqi ndaj Keciorengyçy.

I treti është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, i cili është vlerësuar me notën 7,6, pasi realizoi një supergol me Breshian ndaj Sudtirolit.

I katërti është renditur mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili është vlerësuar me notën 7,5, nga ku ka kryer një paraqitje pozitive me Empolin ndaj ish-skuadrës së tij, Specian.

I pesti është renditur, ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, i cili është vlerësuar me notën 7,4, pas dy asisteve të dhuruara me Legian e Varshavës.

NOTAT E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE” –

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në