SPORT, 14 Gusht 2022, 19:33

Bajerni nuk pyet për Volfsburgun, mjaftojnë Musiala dhe Myler

Bajerni nuk pyet për Volfsburgun, mjaftojnë Musiala dhe Myler

Bajerni i Mynihut bën ligjin në Bundesligë dhe në javën e dytë ka likuiduar skuadrën e Volfsburgun me rezultatin e pastër 2-0.

Kampionët e Gjermanisë i dhanë drejtim ndeshjes që në pjesën e parë. Mussiala (33') me një goditje perfekte në hyrje të zonës e zhbllokoi ndeshjen.

Një minutë para fundit të pjesës së parë ishte Myler (44'), ai që shënoi një nga ata golat e tij “në vendin e duhur, në kohën e duhur”.

Me dy gola në avantazh Bayern shkoi në dhomat. Mane, ashtu si në pjesën e parë, shënoi dhe VAR ia anuloi golin. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe bavarezët i morën tre pikët me një fitore 2-0.