TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi dhe Totenhemi u ndalën në barazimin 2-2 në një derbi që dhuroi spektakël në “Stamford Bridge”.
Pjesa e parë do të përfundonte 1-0 në favor të djemve të Tuhhel. Kulibali do të lëshonte një goditje të bukur në minutën e 19-të, duke çuar topin pas shpinës së Lloris.
Barazimi do vinte në minutën e 68-të nga Hojbjerg. Çelsi do të rimerrte epërsinë në minutën e 77-të me James, me rezultatin që do ndryshonte në fund, nga një gol i Kejn (90+6').
Në fund të takimit u aktivizua edhe Armando Broja. Kjo ishte ndeshja e fundit për sot në Premier League.