TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Romelu Lukaku shfaqet i ngazëllyer dhe i motivuar në prag të sezonit të tij të dytë me fanellën e Napolit. Në një intervistë për “Sky” nga stërvitjet në Dimaro, sulmuesi belg theksoi rëndësinë e përgatitjeve dhe ambicien e skuadrës për të qëndruar në majat e futbollit italian.
“Jam mirë dhe mendoj se po punojmë shumë mirë si skuadër. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne, sepse na pret një sezon i gjatë dhe i vështirë. Por jemi të gjithë këtu me mentalitetin e duhur dhe energji pozitive.
Çdo ditë secili përpiqet maksimalisht dhe jam shumë i kënaqur për këtë”. Ai konfirmoi se trajneri Antonio Konte nuk është aspak i butë. “Jo, jo, ai është më i ashpër (qesh). Por është normale, ai është një trajner që kërkon gjithmonë të përmirësojë veten dhe ne lojtarët. Ky është qëllimi ynë, të japim gjithmonë më të mirën, çdo ditë. Mendoj se po punojmë mirë, por e dimë që gjithmonë mund të bëjmë më shumë”, tha ndër të tjera Lukaku.