TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kevin Dodaj ka ndarë rrugët me Vllazninë dhe është gati të nisë një aventurë të re. 19-vjeçari spikati në Shkodër me talentin e tij, teksa në sezonin e kaluar, në 37 ndeshje të kampionatit, ia doli që të shënojë 6 gola.
Me një postim në rrjetet sociale, Dodaj i falenderon të gjithë për përkrahjen e dhënë, gjatë gjithë kësaj kohe.
“Faleminderit Vllazni! Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë – tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.
Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Vllaznia nuk është thjesht një ekip – është një ndjenjë. Ju jam mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka që më dhatë! Me respekt dhe dashni, Kevin Dodaj”, shkruan Dodaj.