TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, ka komentuar zërat për largimin e mundshëm të Hakan Çalhanollu gjatë merkatos së verës. Pasi u ftoh pista e Gallatasaraj, në ditët e fundit është aktivizuar ajo e Fenerbahçes, me Zhoze Murinjon që është interesuar për mesfushorin e Interit.
Numri 1 i zikaltërve ka bërë të qartë se për klubin, largimi i Çalhanollu nuk është një tema për diskutim për momentin dhe nuk ka oferta për lojtarin.
“Nuk do të dëshiroja që të bëhej një çështje, kur nuk është e tillë, edhe për respekt të djaloshit dhe të Interit. Jemi përballë këtyre kërkesave fantazmë që ne nuk na mbërrijnë kurrë, ndoshta janë më shumë mediatike se çdo gjë tjetër.
Për momentin nuk ka asnjë kërkesë, ndaj asnjë vlerësim dhe asnjë përgjigje. Presim Çalhanollun këtu me datë 23, pastaj do të flasim. A kemi folur më parë? Po, ne flasim gjithmonë dhe i kemi thënë se Interi nuk ka shfaqur dëshirën për ta larguar”, ishin fjalët e presidentit të Interit rreth kësaj teme, që po mbizotëron zërat e merkatos së verës për zikaltrit.