SPORT, 22 Korrik 2025, 18:03

Tragjedi në futbollin italian, legjenda e Fiorentinës dhe Veronës i jep fund jetës

Tragjedi në futbollin italian, legjenda e Fiorentinës dhe Veronës

Futbolli italian është tronditur sot nga lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit Çeleste Pin, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës në moshën 64-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se trupi i tij u gjet në banesën e tij në Firence, pasi një familjar kishte kërkuar ndihmën e policisë për shkak se nuk arrinte të komunikonte me të. Forcat e rendit gjetën ish-lojtarin pa shenja jete pas hapjes së derës me forcë. Shkaqet e vetëvrasjes nuk janë bërë ende të ditura.

Pin ishte një nga figurat e shquara të viteve ’80 në Serinë A, duke mbrojtur ngjyrat e Fiorentinës dhe më pas të Veronës. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1996, ai vijoi të kontribuonte si drejtues sportiv dhe në zhvillimin e futbollit për të rinjtë.

Lajmi ka sjellë reagime të shumta dhe ngushëllime nga bota e sportit në Itali.