TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rilindja në krahët e mbrojtjes është një nga prioritetet e verës për Milanin dhe për drejtuesit Tare e Furlani nuk ka më kohë për pritje. Pas refuzimit të ofertës së parë për Pervis Estupinian, vetëm 12 milionë euro, “Djalli” është gati për një ofertë të re, 15 milionë euro, për të bindur Brajtonin dhe për t’i dhënë Maks Alegrit një përforcim të nivelit në prapavijë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, oferta e re e Milanit afrohet ndjeshëm me kërkesën fillestare të klubit anglez prej 20 milionë eurosh. Edhe pse ka ende disa detaje për të finalizuar, atmosfera në kampin kuqezi është optimiste. Në Milanelo, ku Tare ka mbetur për të ndjekur nga afër zhvillimet e merkatos, mendohet se marrëveshja është afër, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës, së bashku me Furlanin, ndodhet në Azi për turneun veror miqësor.
Në aspektin personal, gjithçka duket thuajse e mbyllur me vetë futbollistin. Estupinian ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Milano dhe ka arritur një marrëveshje parimore me klubin për një kontratë 4-vjeçare me opsion për një vit të pestë, me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.