SPORT, 22 Korrik 2025, 19:11

“Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’”/ Bashkëshortja e Diogo Jotës reagon për herë të parë pas humbjes së tij, ndan fotot prekëse nga dasma e tyre

“Një muaj nga ‘derisa vdekja të na

Një muaj pas aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij, Rute Cardoso, ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë një homazh prekës në rrjetet sociale.

Ajo publikoi tri fotografi nga dasma e tyre, shoqëruar me mesazhin emocional:
“1 muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, vajza jote e bardhë.”

Çifti ishte martuar vetëm 11 ditë përpara aksidentit fatal në Spanjë, ku Jota dhe vëllai i tij, André Silva, humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe mori flakë. Futbollisti 28-vjeçar ishte nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte kaluar disa ditë me familjen në një resort në Portugali.

“Një muaj nga ‘derisa vdekja të na

Ngjarja tronditi komunitetin sportiv dhe tifozët në mbarë botën. Klubi i Liverpool-it reagoi menjëherë, duke tërhequr fanellën me numrin 20 dhe organizuar një ndeshje miqësore në nder të tij. Para fillimit të ndeshjes, stadiumi u mbush me këngën ikonike “You’ll Never Walk Alone”, ndërsa u mbajt një minutë heshtje për Jotën dhe të vëllanë.

“Një muaj nga ‘derisa vdekja të na

Diogo Jota la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Kujtimi për të mbetet i paharruar në zemrat e familjarëve, miqve dhe mijëra tifozëve në të gjithë botën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rute Cardoso ???? (@rutecfcardoso14)