TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Samsunspor, Juksel Jildirim, ka zbuluar se agjenti i Rei Manajt dëshiron kalimin e këti të fundit te Samsunspor. Pavarësisht kësaj, mungon marrëveshja me Sivasporin.
“Edhe me Rei Manajn nuk kemi ndonjë marrëveshje. Agjenti i tij dëshiron, por nuk ka asnjë marrëveshje”, u shpreh presidenti i Samsunspor.
Në Turqi është treguar që Samsunspor ka ofruar 1.5 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë nuk është pranuar nga klubi tjetër turk.
Manaj ka edhe një vit të mbetur kontratë. Do të jetë e vështirë për ta mbajtur 28-vjeçarin te Sivaspor, pasi si me trajnerin dhe me drejtorin gjërat nuk shkojnë si duhet.