SPORT, 10 Janar 2023, 23:18

Mançester Junajtid shkëlqen në çerekfinalen e Kupës, kualifikohet edhe Njukastëll

Mançester Junajtid shkëlqen në çerekfinalen e

Kanë përfunduar dy sfidat e vlefshme për çerefinalet e EFL CUP, teksa Mançester Junajtid dhe Njukastëll nuk kanë zhgënjyer duke siguruar një biletë për më tej.

“Djajtë e Kuq”, mposhtën me lehtësi 3-0, skuadrën e Çarlton, duke mos e diskutuar kualifikimin. Ishte braziliani Antoni që hapi serinë e golave në minutën e 21-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë që për të vulosur këtë sukses, mendoi Rashford, një nga futbollistët më në formë të momentit te Junajtid.  Ylli anglez realizoi dopietë në minutat 90 dhe 90+4’ pas asisteve të Pelistrit dhe Kasemiros.

Ndërkohë në sfidën tjetër çerekfinale të EFL CUP, Njukastëll mposhti 2-0 Lestërin. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa në pjesën e dytë Bërn dhe Joelinton tundën rrjetën duke i sjellë kualifikimin bardhezinjve.