SPORT, 10 Janar 2023, 23:12

Xherard dhe i vetmi që mundi Argjentinën, rivalët e Shqipërisë shtojnë listën e pretendentëve për pankinën

Xherard dhe i vetmi që mundi Argjentinën, rivalët e

Polonia, rivalja e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, është në kërkim të një trajneri, teksa stoli ka mbetur vakant prejt disa javësh. Pas Herve Renard, trajnerit të Arabisë Saudite, që ishte i vetmi që mundi kampionët e Argjentinës, së fundmi listës i është shtuar edhe një legjendë si Stiven Xherard.

Pas shkarkimit nga Aston Vila, Xherard po shikohet si një kandidat për të drejtuar kombëtares polake. Federata e Futbollit të Polonisë është e gatshme t’i ofrojë legjendës angleze një pagë të lartë, me shpresën se rritja e të ardhurave nga sponsorizimi që ikona e ish-mesfushës do të sillte, çka do të nënkuptonte se ai në mënyrë efektive pagoi veten.

Gjithashtu një tjetër emër që ka dalë në skenë për sa i përket trajnerit të ri të Polonisë, është edhe ish-tekniku  i Zvicrës, Vladimir Petkoviç.