TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletiko Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e Kristiano Ronaldos. Ekipi i Simeones ka qenë një nga pretë më të preferuara të yllit portugez ndërsa sipas mediave nga sezoni i ardhshëm Ronaldo mund të veshë fanellën e Atleticos.
Megjithatë, për të refuzuar këtë tratativë kanë menduar vetë tifozët e Atletikos të cilët kanë nisur edhe një fushatë në rrjetet sociale. Ata janë treguar të qartë me klubin duke i thënë se nuk e dëshirojnë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Në rrjetet sociale ka nisur fushata me hashtagun kundër Ronaldos duke treguar pozicionimin e tyre në këtë çështje. Megjithatë, ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare midis palëve që të mundësojnë ose jo këtë transferim.