TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fiorentina mendon seriozisht për transferimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla shikohet se skuadra vjollcë si zëvendësuesi ideal i Nikola Milenkovic, i cili me shumë gjasa do të largohet drejt Interit.
Mbrojtësi shqiptar është në kontratë me Romën, por nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira nën urdhrat e Mourinhos. Kumbulla po shqyrton mundësinë për t’u larguar, ndërsa Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar.
Së bashku me ekipin e Italianos, shërbimet e Marash Kumbullës po i kërkon me ngul edhe ish-tekniku i tij Ivan Juric. Ky i fundit është në krye të stolit të Torinos dhe një nga objektivat për të zëvendësuar Gleison Bremer është Marash Kumbulla.