TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merkato ka hyrë në një fazë vendimtare. Klubet po kërkojnë të bëjnë afrimet e duhura, në këtë periudhë të rëndësishme.
Një nga futbollistët më të mirë të Empolit dhe që mund t’i sjellë klubit të ardhura nga shitja e tij është Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar vlerësohet jo pak por 10 milionë euro.
Skuadra e interesuar është Fiorentina. Klubi vjollcë kërkon t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Empolin, për të arritur te kartoni i lojtarit. Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare dhe nuk do ishte çudi, nëse 23 vjeçarin do e shihnim në Firence në sezonin tjetër.
Bajrami ka zhvilluar 3 sezone fantastike në Castellani, duke rënë në sytë e të gjithëve për shkak të cilësive që ka.