SPORT, 25 Korrik 2022, 14:30

Nuk po arrin dot te Frenki de Jong, Mançester Junajtid fillon tratativat për yllin e mesfushës së Serisë A

Nuk po arrin dot te Frenki de Jong, Mançester Junajtid fillon tratativat

Trajneri i ri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag, kërkon me ngulm transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenki de Jong, drejt “Old Trafford”. Por duket se ajo që po e pengon këtë transferim, është dëshira e holandezit për të vazhduar me skuadrën katalanase.

Tashmë duket se Ten Hag ka gjetur një tjetër zgjidhje nëse mesfushori holandez nuk transferohet drejt “Old Trafford”. Bëhet fjalë për mesfushorin e Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

27-vjeçari ndoshta mund të largohet këtë verdhë nga kryeqytetasit për një aventurë të re në Europë dhe “Djajtë e Kuq” kanë qenë gjithmonë të interesuar për të.

Gjithsesi për të arritur te shërbimet e tij, Mançester Junajtid duhet të derdhi të paktën 70 milionë uro në arkat e klubit italian.

Gjithashtu në garë për të është edhe rivali i “Djajve të Kuq”, Arsenali, me trajnerin Arteta, që prej kohësh kërkon ta ketë serbin në organikën e skuadrës që po përpiqet të ndërtojë.