TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Mesi, Nejmar dhe Kylian Mbape dhuruan spektaklin e radhës, me PSG që fitoi 6-2 në Japoni me vendasit e Gamba Osaka. Serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të që nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.
Katër minuta më pas ishte radha e Nejmar për të mposhtur portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë. Në fakt, vendasit shkurtuan diferencën, por kjo vetëm sa shtoi oreksin e francezëve që trefishuan me anë të Nuno Mendez.
Më pas ishte radha e dialogut Mesi-Nejmar me brazilianin që fillimisht asistoi për argjentinasin, ndërsa më pas ky i fundit i riktheu reston 30-vjeçarit.
Nga ana tjetër, Osaka gjeti sërish rrjetën e Donnarummës me anë të Yamamit, por në fund, kishte vend edhe për festën e Mbape të cilin Galtier e aktivizoi vetëm në minutën e 61-të. Sulmuesi fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi saktësisht duke fiksuar shifrat 2-6.