SPORT, 24 Korrik 2022, 16:22

FOTO/ Fizik i jashtëzakonshëm, Zlatan Ibrahimoviç nuk i ndjen 40 vitet mbi shpinë

FOTO/ Fizik i jashtëzakonshëm, Zlatan Ibrahimoviç nuk i ndjen

Menjëherë pas rinovimit me Milanin, Zlatan Ibrahimoviç ka rifilluar menjëherë te puna për tu rikuperuar nga dëmtimi dhe për të qenë i gatshëm të Stefano Piolit sa më shpejt të jetë e mundur.

Së fundmi gjiganti suedez ka postuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ku nëpërmjet fizikut, mosha e tij është thjesht një numër.

Një fizik i jashtëzakonshëm ku edhe për të ka një mbishkrim:

“Racë e ndryshme!”, shkroi suedezi.

Në sezonin e kaluar, Zlatan Ibrahimoviç me fanellën e Milanit në Serinë A është aktivizuar gjithsej në 23 ndeshje ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar gjithsej 3 asiste për shokët e skuadrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)