SPORT, 29 Tetor 2022, 21:10

Tifozi që u bë futbollist i Interit, Asllani: Për mua është ëndërr të përballem me Stankoviç

Tifozi që u bë futbollist i Interit, Asllani: Për mua

Kristjan Asllani nuk e ka fshehur asnjëherë që është një tifoz i zjarrtë i Interit. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, e ka pohuar këtë edhe para kamerave të “DAZN:”, para përballjes së skuadrës së tij me Sampdorian që drejtohet nga Dejan Stankoviç.

“Kujtimi im i parë i Stankoviç? Më kujtohet e gjithë skuadra e asaj “triplete”, për mua është një ëndërr që të mund të përballem me Stankoviç”, theksoi Asllani, i cili më pas duke folur për televizionin e klubit, theksoi se shpresonte që skuadra të vazhdonte rrugëtimin e mirë që kishte nisur në këto javë.

“Ka një entuziazëm të mirë tani që vijmë nga një seri pozitive rezultatesh, duhet të kemi vazhdimësi. Kjo ndeshje është vendimtare dhe na nevojiten tre pikët. Fillimi im i sezonit? Po shkon mirë, jam i lumtur që të gjithë më kanë ndihmuar që në start. Jam i lumtur për mesazhet që më dërgojnë tifozët, dua të vazhdoj të bëj mirë”, ishin fjalët e Asllanit.