SPORT, 17 Janar 2023, 08:45

KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana dhe Partizani duan fitoren në transfertë, mësoni përballjet e para të turit të dytë

KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana dhe Partizani duan fitoren në

Kupa e Shqipërisë luan ditën e sotme sfidat e para të turit të dytë, nga të cilat katër janë të Grupit A dhe një nga Grupi B, të gjitha në orën 13:00.

Tirana luan në transfertë me Lushnjën, ndërsa Partizani në transfertë me Korabin, me të dyja skuadrat e kryeqytetit që kërkojnë të arrijnë një rezultat pozitiv.

Ekipi tjetër nga kryeqyteti, Dinamo, pret në shtëpi Kastriotin, ndërsa po në Grupin A spikat dueli midis Bylisit dhe Vllaznisë.

Sfida e vetme e grupit B është ajo mes Tomorit dhe Laçit, me kurbinasit që duan kalimin në turin e tretë në mënyrë që të shpëtojnë disi sezonin.

KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana dhe Partizani duan fitoren në