TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali duket se e ka seriozisht këtë sezon për titullin kampion, pasi ia doli të triumfojë në derbin e Londrës me Totenhemin me shifrat 0-2.
"Topçinjtë" do të merrnin një dhuratë që në fillimin e ndeshjes. Ishte Hugo Lloris (14') që shkaktoi një gafë, duke i dhënë kështu kryesimin ekipit të Artetas. Goli i dytë mban firmën e Odegaard, po në pjesën e parë (36')
Në fraksionin e dytë do kishte një menaxhim rezultati dhe një lojë të bukur nga të dyja skuadrat. Arsenal kryeson kampionatin me 47 pikë, sezon fantastik i tyre deri më tani pasi janë të shkëputur nga ndjekësit.