SPORT, 16 Janar 2023, 13:55

“Siti më i mirë pa Halandin”, ish-mesfushori Gjerman kritikon sulmuesin: Nuk e ndihmoi skuadrën

“Siti më i mirë pa Halandin”, ish-mesfushori Gjerman

Disfata në derbi ndaj Junajtidit nuk është përtypur mirë nga “Qytetarët”, të cilët pas sinjalizimit të saj u përpoqën ta vendosnin gishtin e fajtorit te vendimi i arbitrit Atuell në lidhje me vendimet e tij të dyshimit.

Ditmar Haman ka pasur tjetër kronologji në lidhje me shkakun e kësaj humbjeje. Por gjermani Erling Haland mbart peshën kryesore:

“Haland nuk i ndihmoi të tijtë në menaxhimin e lojës dhe kontrollin e lojës ajrore në duelet e shfaqura në zonën mike, si rezultat i shtatlartësisë së tij dhe rolit që mbulon në fushë. Nëse i referohemi Sitit pa të, ata kanë pasur qasje të frikshme në portën rivale, pasi pjesa tjetër e sulmuesve ktheheshin shumë të rrezikshëm në dalje”, tha Haman në “talkSPORT”.