TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qëllimi ishte të kthehej Ibrahimoviç për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në San Siro të Milanos kundër Totenhemit, të planifikuar për më 14 shkurt.
Por data e kthimit mund të rrëshqasë sërish, sipas lajmeve të fundit për kushtet e suedezit, i cili dje nuk ka zbarkuar në Riad me skuadrën për finalen e Superkupës së Italisë. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ibra ka ende dhimbje dhe gjuri nuk i jep asnjë garanci.
41-vjeçari dëshiron të kthehet në protagonist në mënyrën e tij edhe në fushë dhe jo vetëm të jetë lideri i dhomës së zhveshjes. Megjithatë, koha e kthimit është ende një enigmë. Fillimisht kthimi duhej të bëhej në fillim të vitit, më pas shtyrja në fund të muajit dhe sërish më 5 shkurt, ditën e derbit të kampionatit dhe ndeshja e parë e Champions-it kundër Totenhemit në ditën e Shën Valentinit. Po tani?