SPORT, 15 Janar 2023, 22:59

Dygolësh i Dibalës, Roma shkëlqen në kampionat me Marash Kumbullën titullar

Dygolësh i Dibalës, Roma shkëlqen në kampionat me Marash

Roma e Zhoze Murinjos mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Fiorentinën, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Sfidën për kryeqytetasit, e vendosi dopieta e sulmuesit argjentinas, Paolo Dibala, në minutat 40 dhe 82.

Titullar në këtë duel, u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, që qëndroi në fushë gjatë gjitha takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Madje në minutën e 55-të, shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë pas një përplasje me kundërshtarin Gonzalez.

Me fitoren e sotme, Roma u pozicionua në vendin e 7-të me 34 pikë në 18 ndeshje, po aq sa Atalanta dhe Lacio, që ndodhen respektivisht në vendet 5 dhe 6.  Sfidën e radhës Roma do e luajë në transfertë ndaj Specias.