SPORT, 10 Janar 2023, 23:59

Kualifikim mes vuajtjesh në Kupën e Italisë, Interit i nevojiten 120 minuta për të kaluar Parmën e Bufonit

Kualifikim mes vuajtjesh në Kupën e Italisë, Interit i nevojiten

Kualifikim mes vuajtjes, Interit i janë nevojitur 120 minuta për të eliminuar Parmën (2-1) nga Kupa e Italisë.  Zikaltërit e Inzagit, e panë veten në disavantazh në minutën e 38-të, kur Juriç mposhti Onanën. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Për të gjetur golin e baraspeshës, interistët duhet të prisnin minutën e 88-të, kur Lautaro Martinez, me shiritin e kapitenit në krah, tundi rrjetën, duke shmangur dramën, teksa dueli shkoi në shtesë.

Në minutën e 110 do të vinte dhe përmbysja. Protagonist ishte Açerbi, që me një gjuajtje me kokë në hyrje të zonës, surprizoi Bufonin, duke i siguruar kualifikimin Interit.

Për sa i përket mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, ai qëndroi në fushë 120 minuta, duke bërë një paraqitje të kënaqshme.