TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E papritur, por e vërtetë. “Bardhezinjtë” e Juventus janë duke kaluar një moment të vështirë këtë merkato vere, teksa ende nuk i kanë idetë e qarta se kë lojtar duhet të largojnë e të afrojnë, mirëpo ndër të larguar mund të jetë dhe “gardiani” polak i portës, Wojciech Szczesny.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane “La Repubblica”, “zonja e vjetër” është informuar për interesimin e “baverezëve” të Bayern Munich, të cilët e shohim polakun si “partnerin” ideal për portën e tyre, së bashku me “veteranin”, Manuel Neuer.
I vlerësuar në 10 milionë euro nga specialistë të merkatos, 33-vjeçari nuk pritet t’i kushtojë shumë “baverezëve”, megjithatë më shumë do të mësohet kur kampionët gjermanë, të nisin negociatat me “bardhezinjtë”.