SPORT, 9 Maj 2022, 09:24

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja sfidat e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja

Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 33-të me tre ndeshje interesante.

Në orën 16:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Dinamo-Skënderbeu.

Një duel praktikisht që do të zhvillohet për statistikë pasi pothuajse të dyja skuadrat janë të zbritura për në Kategorinë e Parë.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet dueli Teuta-Egnatia.

Një “finale” mbijetese ku të dyja skuadrat i ndan 6 pikë distancë.

Durrsakët të cilët aktualisht nuk mbajnë më “petkun” e Kampiones së Shqipërisë synojnë suksesin ndaj rrogozhinasve që dëshirojnë kthesën pas dy humbjeve radhazi, respektivisht kundër Kastriotit dhe Laçit.

Në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet përballja Vllaznia-Kukësi.

Një duel që premton spektakël, ku të dyja do të synojnë tre pikëshin për zonën Europiane.

NDESHJET E DITËS SË SOTME

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja

RENDITJA –

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja

GOLASHËNUESIT –

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja