TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dy ndeshjeve të ditës së djeshme, Kategoria e Parë luan dy takimet e radhës në javën e 22-të sot në orën 15:00.
Sfida që spikat është ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dyja skuadrat ndodhen në garë për Superioren, me kuqezinjtë që janë 3 pikë larg korçarëve kryesues.
Takimi tjetër është ai mes Besëlidhjes dhe Tomorit. Lezhjanët janë ende në garën për mbijetesë, ndërsa beratasit luftojnë për të siguruar një vend në zonën “playoff”.
Ditën e sotme parashikohej të luhej dhe takimi mes Besës dhe Tërbunit, por për shkak të dënimit që kjo e fundit mori nga FSHF-ja, duke u përjashtuar nga kampionati, kavajasit e fitojnë 3-0 në tavolinë.
NDESHJET:
FLAMURTARI – SKËNDERBEU 15:00
BESËLIDHJA – TOMORI 15:00
BESA – TËRBUNI 3-0 (Në tavolinë).