TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Liverpulit duket se po kërkon përsëri trajner pasi Arne Slot nuk ka bindur drejtuesit dhe mund të shkarkohet në fund të këtij sezonit. Një nga telefonatat e para që është bërë, ishte me Jurgen Klop.
Paraqitja e Liverpulit në edicionin aktual ka lënë për të dëshiruar por Slot gjithsesi ia doli që të mbante skuadrën në zonën e Ligës së Kampioneve. Megjithatë, drejtuesit nuk janë të lumtur, duke marrë në konsideratë investimet që kanë bërë dhe raportohet se kanë nisur të kontaktojnë me trajnerë të ndryshëm.
Sipas “The Sun”, kontakti i parë ka qenë me Jurgen Klop, gjermanin i cili i la vendin Slot në pankinë dy vite më parë. Nuk dihet ende nëse ka qenë një bisedë këshillimi apo për t’i ofruar edhe një herë pankinën teknikut i cili bëri epokë në futbollin anglez në drejtimin e të kuqve. Mësohet gjithashtu se pronari i klubit, Xhon Henri, ka udhëtuar drejt Palma De Majorka, ku jeton aktualisht trajneri.
Mediat angleze insistojnë se emri i parë në listën e dëshirave të klubit mbetet Andoni Iraola dhe ndoshta kontakti me Klop ka qenë për t’u këshilluar me të rreth mundësisë për të firmosur me spanjollin. Klop për momentin është drejtor i departamentit të futbollit për kompaninë Red Bull duke mbikëqyrur klubet e futbollit që ajo zotëron.