TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monza e Silvio Berluskonit ishte ngjitur me shumë dëshirë në Serinë A, por realiteti tregon se skuadra debutuese në elitë, do ta ketë shumë të vështirë të mbijetojë aty. Sot, ekipi është mundur në shtëpi me shifrat 2-1 me përmbysje nga Udineze dhe pas tre javësh regjistron 0 pikë.
Kolpani në fakt i kishte dhënë avantazhin Monzës në pjesën e parë, edhe pse kishte qenë Udineze e cila kishte krijuar më shumë lojë dhe raste. Beto vendosi shpejt baraspeshën dhe miqtë më pas kërkuan kërkuan me ngulm golin e avantazhit.
Ai do të vinte vetëm kur mbeteshin më pak se 15 minuta nga fundi i ndeshjes me Udogi i cili festoi në mënyrën më të mirë transferimin e tij te Totenhem. Monza provoi në minutat e fundit por nuk ia doli të shënonte e kështu takimi me pikët e para në Serinë A, u shty për sfidën e radhës.