TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA ka përshtatur fazën e grupeve në një periudhë më të ngjeshur, për shkak të Botërorit të Katarit që nis në nëntor. Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor, në harkun e nëntë javëve (krahasuar me 12 javët që zhvillohet normalisht).
Dy prej këtyre javëve do të jenë gjatë pushimit të ndeshjeve të kombëtareve në shtator, ndërsa tjetra në mes të muajit tetor.
Skuadra ukrainase e Shahtjorit do t’i luajë ndeshjet e saj të grupit në stadiumin e Legias së Varshavës, “Wojska Polskiego”, gati 1600 km larg Donjeckut.
Ky do të jetë viti i katërt që Shahtjori do t’i luajë ndeshjet brenda jashtë qytetit të tyre, duke qenë se Donjecku është nën drejtimin e separatistëve pro-rusë.