TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dueli i nesërm në Serinë A mes Juventusit dhe Romës, do të jetë shumë special për Paulo Dibala. Argjentinasi, i cili mbante shiritin e kapitenit te Juventusi, la bardhezinjtë dhe iu bashkua verdhekuqve pas shtatë viteve në Torino.
Ndaj kthimi për të do të jetë special dhe ai e ka kujtuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa ka insistuar se është i përkushtuar maksimalisht vetëm te ekipi i tij aktual, pa harruar gjithsesi emocionet.
“Sporti jep më të mirën e tij kur bashkon dhe shpresoj që kjo të jetë e vërtetë më shumë se kurrë nesër. Do të jetë një ndeshje e mbushur me emocione, të kthehem në një qytet ku kam shumë miq dhe të luaj në një stadium ku kam jetuar momente të bukura dhe kam ndarë trofe me tifozët bardhezinj që më kanë bërë të ndjehem si në shtëpi për shtatë vite!
Por këtë herë do ta bëj me fanellën e Romës, do të jap më të mirën time për të bërë të lumtur tifozët verdhekuq, të jashtëzakonshëm dhe të mbushur me pasion për futbollin, të cilët më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë. Por e bukura e futbollit është edhe e gjithë kjo bashkë dhe për këtë arsye dua ta shijoj këtë ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një spektakël i madh… dhe unë do të jap maksimumin për të fituar”, shkruante Dibala në postimin e tij.