TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca nuk i doli të mbronte trofeun e Kupës së Botës pasi u mund në finale me penalti nga Argjentina. Një nga ata që munguan në suksesin e katër viteve më parë, Kingslei Koman, u bë protagonist në këtë finale, por për fatin e tij të keq, duke humbur nja nga gjuajtjet e 11-metërshave për “gjelat”.
Dëshpërimin pas ndeshjes e kanë shoqëruar edhe kritikat për një paraqitje të dobët në këtë Botëror e për fat të keq edhe ofendimet në rrjete sociale dhe kërcënimet, disa prej të cilave me sfond racist.
Kjo ka shtyrë klubin e tij, Bajern Mynih, që të reagonte ndaj kësaj situate të pakëndshme.. “Familja e FC Bajern të mbështet, King. Racizmi nuk ka vend në sport apo në shoqërinë tonë”, shkruhej në postimin e Bajernit që dilte në mbështetje të lojtarit.
FC Bayern strongly condemn the racist comments made towards Kingsley Coman.
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 19, 2022
The FC Bayern family is behind you, King. Racism has no place in sport or our society. pic.twitter.com/9Mvhrt0Zc9
Media të ndryshme raportojnë se shumë prej lojtarëve të Francës janë detyruar që të mbyllin profilet e tyre në rrjetet sociale si pasojë e fyerjeve dhe kërcënimeve të shumta që kanë marrë nga tifozët pas humbjes.