SPORT, 19 Dhjetor 2022, 15:26

Moment prekës/ I moshuari i verbër del në ballkon pas fitores së Argjentinës, mijëra tifozë i shkojnë poshtë shtëpisë

Moment prekës/ I moshuari i verbër del në ballkon pas fitores

Argjentina ka marrë për herë të tretë në histori Kupën e Botës. Mijëra tifozë e kanë festuar në Buenos Aires, Katar dhe në çdo vend tjetër ku ndodhen argjentinas.

Por një moment që ka “vjedhur” zemrat e të gjithëve ka qenë e një të moshuari i cili nuk mund të shikonte. Ai ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij teksa poshtë kanë qenë tifozë argjentinas duke kënduar dhe festuar.

Emocionet e tij të forta reflektohen në fytyrë për këtë triumf të jashtëzakonshëm.