SPORT, 18 Dhjetor 2022, 22:22

VIDEO/ Kërcasin birrat dhe shampanja në Katar, festë e çmendur e argjentinasve në dhomat e zhveshjeve me Mesin në krye

VIDEO/ Kërcasin birrat dhe shampanja në Katar, festë e

Festa e Argjentinës pas fitores së Kupës së Botës ka nisur në fushë, ku pas ceremonisë lojtarët e kanë festuar gjatë me trofeun, por edhe me tifozët. Por ajo ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjeve ku nuk ka munguar entuziazmi.

Në pamjet e publikuar në rrjete sociale nga vetë futbollistët, shihet momenti kur hyn Mesi me trofeun dhe kërcen për të festuar mbi tavolinë, ashtu si edhe Lautaro Martinez.

Ndërsa të tjerët kërcejnë e këndojnë me të, teksa disa prej tyre mbajnë shishe birre në duar apo hapin shampanjë për të bërë edhe më entuziazmuese atmosferën pas sfidës.