SPORT, 19 Dhjetor 2022, 15:24

Presidenti i PSG-së: Jam krenar për lojtarët e mi, Mesin dhe Mbape

Presidenti i PSG-së: Jam krenar për lojtarët e mi, Mesin dhe

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, në një pronocim të tij pas fitores së Argjentinës në finalen e Botërorit të dielën në mbrëmje (3-3, 4-2 me penallti), tha se ndihet krenar për dy lojtarët e tij.

Kilian Mbape (realizoi 3 gola) dhe Lionel Mesi (2 gola) bënë një finale legjendare dhe një garë madhështore.

Argjentinasi u votua veçanërisht lojtari më i mirë i turneut. Dhe Mbape, golashënuesi më i mirë në kompeticion (8 gola).

Pronari i klubit parizien, megjithatë, tha se ishte i zhgënjyer për Mbape, gjatë intervistës për BeIN Sports të dielën në mbrëmje, shkruan gazeta sportive franceze, "L'Equipe".

“Jam i trishtuar për Francën, për Kilian. Ai bëri një turne të madh. Jam i lumtur edhe për Leon (Mesi). Mendoj se ai e meritonte një Kupë Bote. Është 35 vjeç, e përfundoi me një Botëror si ky, ndoshta i fundit. Jam krenar për lojtarët e mi. Nuk mund të jem më krenar se tani".

Al-Khelafi foli edhe për organizimin e Kupës së Botës në Katar:  "Kupa e botës më e mirë në histori", sipas tij.