SPORT, 19 Dhjetor 2022, 14:36

“Lionel Mesi e meritonte Kupën e Botës”, legjenda Pele: Finale spektakolare, Maradona po buzëqesh tani…

“Lionel Mesi e meritonte Kupën e Botës”, legjenda Pele:

Argjentina fitoi për herë të tretë Kupën e Botës duke mposhtur me penallti Francën. Argjentinasit shënuan dy herë me Mesin dhe Di Marian që në pjesën e parë përballë  ”gjelave” të cilët nuk reagonin.

Por gjithçka ndryshoi në minutën e 80, kur Mbape shkurtoi diferencën me penallti e vetëm një minutë më pas shënoi edhe golin e barazimit.

Ndërsa në kohët shtesë ishin sërish Mesi dhe Mbape të cilët shënuan për ekipet e tyre. Pas reagimeve të shumta për triumfin e Argjentinës, nuk mund të mungonte edhe ai i legjendës braziliane Pele.

Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se Mesi e meritonte Kupën dhe se tani Diego Maradona po buzëqesh nga atje ku është.

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse. Lionel Mesi duke fituar Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e tij. Miku im i dashur Kilian Mbape duke shënuar katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego po buzëqesh tani”, përfundoi Pele.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)