TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina fitoi Kupën e Botës 2022, por në Francë shpërthejnë polemika. Goli i Messit i shënuar në kohën shtesë, ai i momentit 3-2 në favor të Albiceleste ka lene pas shume zjarre dhe inate… Referuar një neni specifik të rregullores.
Një fund i mrekullueshëm, i pafund! Me gjashtë gola, një mijë emocione dhe përmbajtje simbolike. Por edhe me një gol shumë të kontestuar të cilin sipas rregullores arbitri Szymon Marciniak duhej ta anulonte. Bëhet fjalë për golin e Lionel Mesit ne rezultatin e perkohdshem 3-2, i mbërritur në minutën e 108-të. Me pas do te shenonte Mbappe per 3-3 dhe penalltite do te vendosnin fituesin e trofeut!
Por, gazeta sportive "L’Equipe" ndalet te ai gol. Një aksion shumë i zgjatur, me goditjen e Lautaro Martinez nga një kënd i ngushtë që fillimisht u bllokua nga Lloris, por gjeti goditjen e Messit dhe topi kaloi vijën e portës pavarësisht tentativës së dëshpëruar të pritjes së Jules Koundé.
Selon le règlement, le second but de Messi, dans la prolongation, aurait dû être refusé par l'arbitre de la rencontre, Szymon Marciniak. Des remplaçants argentins étaient, déjà, sur la pelouse avant que le ballon ne dépasse la ligne de but d'Hugo Lloris https://t.co/zR3T2EekCR pic.twitter.com/D8cmoe8xw5
— L'ÉQUIPE (@lequipe) December 19, 2022
Argjentina e ngriti Kupën e tretë të Botës në qiell mbi Losail, pasi mundi Francën me penallti në fund të një ndeshje spektakolare plot kthesa. Tifozët neutralë u kënaqën, argjentinasit akoma më shumë. Pak më pak tifozët francezë, të cilët megjithatë gjetën një arsye për të kundërshtuar rezultatin e arritur në fushë.
Nuk është një fans që ngre debate, por është një nga gazetat më autoritative në botë, pikërisht L’Equipe. Goli i momentit 3-2 në favor të Argjentinës ka përfunduar nën lupe. Sipas gazetës, në fakt, para se topi të shkonte në rrjetë, tashmë në fushë kishin hyrë disa pjesëtarë të pankinës së Argjentines.
Ekipi citon rregulloren. Neni 3, paragrafi 9 thotë fjalë për fjalë: “Nëse pas një goli të shënuar, gjyqtari gjykon se një person shtesë ka qenë në fushë në momentin e golit, gjyqtari duhet të mos lejojë shënimin nëse personi shtesë është: një lojtar, një zëvendësues, lojtar i zëvendësuar, lojtar i përjashtuar ose anëtar zyrtar i ekipit që shënon.
Dhe loja duhet të rifillojë me një goditje dënimi nga pozicioni ku goditi personi i fundit”. Megjithatë, nuk ka gjasa që kjo polemikë të ketë një vazhdim. Në Spanjë ata argumentojnë se goli 3-2 i Messit nuk duhej të anulohej edhe pse Argjentina në atë kohë kishte më shumë se 11 lojtarë në fushë. Por është një rregull pak i forcuar, pasi ata nuk ndërhyjnë në asnjë mënyrë në lojë…