SPORT, 19 Dhjetor 2022, 18:23

Argjentina bën të lumtur Juventusin, mbetet klubi me më shumë Kampionë Bote në histori!

Argjentina bën të lumtur Juventusin, mbetet klubi me më

Nëse Interi dhe Bajern Mynih kanë serinë më të gjatë të pjesëmarrësve të tyre në një finale të Kupës së Botës, që zgjat që nga viti 1982, Juventusi mund të mburret me faktin se është klubi i cili ka më shumë Kampionë Bote në histori dhe fitorja e Argjentinës i ka dhënë mundësinë të shkëputet nga ndjekësit.

Ka qenë vetë klubi bardhezi i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka shpjeguar se suksesi i Argjentinës me Di Maria dhe Paredes, i ka dhënë mundësinë që të çojë në 27 numrin e futbollistëve të këtij klubi që janë shpallur kampionë bote.

Asnjë klub tjetër nuk ka bërë më mirë me vetëm Bajern Mynih që kërcënonte këtë pozicion të bardhezinjve, pasi ka 24 Kampionë Bote në historinë e tij. Po të fitonte Franca, bavarezët do të parakalonin Juventusin, pasi kishin në radhët e skuadrës së Deshamp katër lojtarë. Por në fund ishte Argjentina që triumfoi e kështu është Juventusi që sheh përsëri të shkëputet nga ndjekësit.

Të gjithë Kampionët e Botës me Juventusin

Bertolini, Varglien, Kaligaris, Borel, Kombi, Ferrari, Monti, Orsi dhe Roseta (1934)

Xof, Kabrini, Xhentile, Shirea, Tardeli dhe Rosi (1982)

Bufon, Kanavaro, Del Piero, Kamoranezi dhe Zambrota (2006)