SPORT, 18 Dhjetor 2022, 23:15

Video që po bën xhiron e rrjetit, si shfryu Mbape ndaj Mesit te goli i dytë i Francës

Video që po bën xhiron e rrjetit, si shfryu Mbape ndaj Mesit te goli i

Rivaliteti mes Mesit dhe Mbape ishte tepër i madh mbrëmjen e sotme, fakti që ata janë shokë skuadre nuk i bën aspak miq. Madje që nga mbërritja e argjentinasit tek PSG-ja, ylli francez kërkoi largimin duke detyruar sheikët e skuadrës pariziene të bëjnë çmenduria për ta mbajtur, për momentin.

Gjithsesi kjo gjendje aspak “miqësore” duket se u vu re edhe në finalen e madhe, ku pa dyshim të dy e donin shumë Kupën e Botës. Mes tyre kishte edhe një garë personale atë të golashënuesit më të mirë që e fitoi Mbape.

Por në këtë ndeshje me kaq shumë episode, ndoshta pak e kanë vënë re këtë gjest të Mbape, pas realizimit të golit të dytë të Francës, që solli baraspeshën e përkohëshme. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk e ndali Mesin të shënonte në finale dhe të ngrinte për herë të parë trofeun e Kupës së Botës lart në qiellin e Katarit.