TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Milan Skriniar, i cili këtë verë do të kalojë te PSG-ja.
Siç bëjnë me dije mediat angleze zikaltërit janë futur dhe njëherë në garë për mbrojtësin e Mançester Junajtid, Viktor Lindelof.
Suedezi duket se do të largohet këtë verë nga “Djajtë e Kuq” pasi hapësirat për të duken të pamundura dhe një kalim në Itali mund të ishte zgjidhja e duhur për të.
Drejtuesit e zikaltërit kanë bërë gati gjithashtu dhe një listë nëse plani për Lindelof nuk funksionon.