SPORT, 23 Shkurt 2026, 15:06

Guardiola: Ndjesia ime? Nuk i fitojmë dot të gjitha ndeshjet, sa i përket Arsenalit…

Guardiola: Ndjesia ime? Nuk i fitojmë dot të gjitha ndeshjet, sa i

Mançester Siti mposhti Njukasëllin me rezultatin 2-1, duke iu afruar edhe më tepër me pikë Arsenalit kryesues. Trajneri Pep Guardiola u tregua i sinqertë teksa u shpreh se ekipi nuk do të mundet ti fitojë të gjitha ndeshjet.

“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjesia ime…”, deklaroi Guardiola.

Gjithsesi, tekniku spanjoll njoftoi se ekipi do të ketë tri ditë pushim për të shijuar… jetën. “Lojtarët duhet të marrin e të pijnë shumë ‘caipirinhas’ dhe ‘daiquiris’ këto ditë”, deklaroi, duke theksuar rëndësinë e çlodhjes, përpara përgatitjeve per impenjimet e ardhshme.

Ndeshjen e radhës, Mançester Siti do ta zhvillojë të shtunën e 28 shkurtit, ndaj Lidsit.