TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e fundit ka qenë një javë pozitive për legjionarët shqiptarë. Portali i njohur, “Sofa Score” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” edhe disa nga notat me të cilat janë vlerësuar futbollistët shqiptarë që kanë spikatur këtë fundjavë.
Arbnor Muja renditet vendin e parë më notën 8.7 pas asistit dhe golit të shënuar me ekipin e tij Antverp ndaj Vesterlo. Pas tij vjen Jurgen Bardhi me notën 8.6, për shkak të asistit të parë këtë sezon me Keçiorengyçy, në kampionatin e Turqisë.
Indrit Tuçi është vlerësuar me notën 8.3 pasi shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, duke i dhuruar fitoren ndaj Rudes. Pas tij renditet shoku i skuadrës, Jon Mersinaj. Ai bërë një performancë të mirë duke luajtur që nga minuta e parë.
Ish mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri renditet në vendin e fundit me notën 7.8. Ai e nisi sfidën titullar ndaj Alesund.