SPORT, 17 Shtator 2023, 22:39

Roma shkatërron Empolin me rezultatin 7-0

Roma shkatërron Empolin me rezultatin 7-0

Roma ka arritur një fitore të thellë me ekipin e Empolit në Olimpico. 

Ndeshja nisi menjëherë me një incident, ku u akordua një penallti për Romën, e cila u kthye në gol nga Dybala në minutën 2'. 

Goli i dytë u shënua nga Sanches në minutën 8'. Më pas erdhi autogoli i Grassi, që e çoi rezultatin në 3-0, duke mbyllur pjesën e parë me një super rezultat për verdhekuqtë. 

Goli i katërt u shënua sërish nga Dybala në minutën 55', ndëra i pesti erdhi nga Cristante në të 80'-tën. 

Edhe për Romelu Lukakun ishte një mbrëmje e mirë, me një gol të shënuar në minutën 82'. 

Ndeshja u vulos nga Mancini në minutën e 86' në 7-0, duke i shokuar mysafirët.