TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur në barazim 2-2 dueli i mbrëmjes mes Genoa dhe Napolit, i vlefshëm për javën e katërt të Serisë A italiane.
Vendasit nuk arritën të mbanin dot avantazhin e dyfishtë pas golave të Banit dhe Reteguit në minutat 40 dhe 56-të, ndërkohë që kampionët në fuqi të Napolit, shmangën humbjen falë realizimeve të Raspadorit në minutën e 76-të dhe Politanos në të 84-t.
Pas disfatës ndaj Lacios, skuadra e Rudi Garsias, regjistroi një tjetër rezultat jo fort të kënaqshëm, teksa në katër javë ka arritur të sigurojë shtatë pikë. Duelin e radhës Napoli e luan ndaj Bolonjës, sërish në transfertë, ndërkohë që Genoa, do të jetë mysafire ndaj Leçes.