SPORT, 17 Shtator 2023, 12:18

Situatë jo e qetë te Milani një ditë pas turpërimit në derbi, drejtuesit i kërkojnë llogari Piolit

Situatë jo e qetë te Milani një ditë pas turpërimit
Trajneri Pioli

Milani ka dalë kokulur pas derbit të djeshëm ndaj Interit, pasi humbja 5-1 lë pak vend për koment. Kuqezinjtë ishin dukshëm inferiorë ndaj zikaltërve në këtë sfidë dhe kjo qartësisht nuk ka lënë shije të mirë te tifozët, por edhe drejtuesit e skuadrës.

Trajneri i Rossonerëve u pa nga fansat dhe opinionistët si përgjegjësi kryesor për performancën katastrofale të Milanit ndaj rivalëve të qytetit. Ai shpesh u ankua te mesfushorët dhe qendërmbrojtësit e tij, veçanërisht pas aksionit ku pësuan golin e tretë. Me të mbaruar ndeshja, 57-vjeçari përgëzoi disa prej kundërshtarëve të tij, por jo edhe fansat e Milanit, Curva Sud, pasi menjëherë më pas iu drejtua dhomës së zhveshjes, për t’i shprehur mbështetjen e tyre lojtarëve, siç shpjegoi trajneri Pioli para kamerave. Por situata nuk është aq e qetë sa e përshkruan trajneri, pasi humbja shumë e rëndë ka bërë që drejtuesit të shfaqen që në mëngjesin e sotëm në ambientet e klubit.

Ekip i është kthyer stërvitjes pa bërë ditë pushimi pasi të martën luan në Ligën e Kampioneve ndaj Njukasëll. Dhe ndërsa futbollistët ishin në fushën stërvitore, drejtuesit kanë takuar Piolin, duke kërkuar nga trajneri që të bënte analizën e plotë të shkaqeve të kësaj humbje që ka qenë një goditje e rëndë sidomos për imazhin fitues që po mundohen të krijojnë në klubin kuqezi.

Interi mposhti me rezultat të thellë 5-1 Milanin, në derbin i cili u zhvillua në “San Siro”.

Henrikh Mkhitaryan shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Marcus Thuram, Hakan Calhangolu dhe Davide Frattesi për Interin. Në anën tjetër Rafael Leao shënoi për Milanin.